Kurti: Pagën minimale duam ta bëjmë 264 euro, por duhet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social

21.03.2022

Kurti këto komente i bëri gjatë vizitës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, të cilën e vizitoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down. Kryeministri tha se duan ta ngrisin pagën minimale por nevojitet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social. “Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do […]

Kurti: Pagën minimale duam ta bëjmë 264 euro, por duhet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social

Kurti këto komente i bëri gjatë vizitës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, të cilën e vizitoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Kryeministri tha se duan ta ngrisin pagën minimale por nevojitet pajtim në Këshillin Ekonomiko-Social.

“Sa i përket pagës minimale, ne kemi thënë që atë do ta rrisim nga 130 përkatësisht 170 euro sa është tani, tash e një dekadë ta bëjmë 250 euro, por në fakt ne do ta bëjmë 264 euro. Por, për këtë duhet të merremi vesh në Këshillin Ekonomiko-Social”, u shpreh Kurti.

LEXO EDHE:  Kurti: E rritëm numrin e të punësuarve, e luftuam krimin e korrupsioinin

Kosova nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i të punësuarve që marrin pagë minimale, por besohet se ajo u takon më së shumti të punësuarve në sektorin privat, shkruan Telegrafi.

Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh: me mbi 220 mijë punëtorë.

Etiketat