Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar të ndërmarra gjatë 2022’ës

09.01.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka numëruar aksionet dhe veprimet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të ndërmarra gjatë vitit të kaluar. Kurti më anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë realizuar 854 operacione policore kundër kontrabandë, prej të cilave janë arrestuar 3,202 persona, prej tyre 301 ishin zyrtarë publikë. Ai shton […]

Kurti numëron aksionet kundër krimit të organizuar të ndërmarra gjatë 2022’ës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka numëruar aksionet dhe veprimet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të ndërmarra gjatë vitit të kaluar.

Kurti më anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë realizuar 854 operacione policore kundër kontrabandë, prej të cilave janë arrestuar 3,202 persona, prej tyre 301 ishin zyrtarë publikë.

Ai shton se janë mbyllur 16 rrugë ilegale në veri të vendit, duke shkatërruar 5 laboratorë të drogës dhe 3 sosh për prodhimin e paligjshëm të kripotvalutave.

Sipas Kurtit, mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave.

Po ashtu, ai thotë se janë ndërtuar katër objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

2022: Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës:

– U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;
– U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë;
– Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;
– Shkatërruam 69 grupe kriminale;
– U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike;
– Shkatërruam 5 laboratorë të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe – në pajisje si dhe 3 laboratorë për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri;
– Mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave;
– Janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;
– Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje;
– Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare.