Kurti: Nuk i rrisim pagat në fushatë siç bënin qeveritë e kaluara

29.10.2021

Po ashtu, kryeministri Kurti ka deklaruar se rritja të pagave nuk do të ketë, edhe përkundër rtijes së çmimeve të produkteve, kështu duke shtuar se ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç kanë bërë qeveritë e kaluara. Në këtë konferencë, kryeministri Kurti ka folur edhe për rritjen e pagave dhe Ligjin për […]

Kurti: Nuk i rrisim pagat në fushatë siç bënin qeveritë e kaluara Foto: Ilustrim

Po ashtu, kryeministri Kurti ka deklaruar se rritja të pagave nuk do të ketë, edhe përkundër rtijes së çmimeve të produkteve, kështu duke shtuar se ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç kanë bërë qeveritë e kaluara.

Në këtë konferencë, kryeministri Kurti ka folur edhe për rritjen e pagave dhe Ligjin për pagat. Për këtë të fundit, deklaroi se Qeveria po përgatitet që ky ligj mos të jetë në shpërputhje me Gjykatën Kushtetuese.

Kurti: Ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale

“Ne po përgatitemi për një Ligj për pagat që vërtetë është ligj dhe i cili nuk bie ndesh, as me infrastrukturën e përgjithshme legjislative në shtetin tonë, as në kundërshtim me kushtetutën tonë dhe me aktgjykimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk është e lehtë, të hartohet, të përpilohet mirë dhe shpejt një projektligj i tillë. Mirëpo, ne tashmë jemi duke u angazhuar për këtë gjë.

Në përgjithësi është besimi ynë që në një shtet, në një shoqëri rritja e pagave kurrsesi nuk duhet të ndjek arbitraritete politike, të qeverive aktuale, por produktivitetin brenda rritjes ekonomike. Kjo ka qenë gabim në Qeveritë e mëhershme, sepse nuk është përfillur.

Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale, mirëpo ekonomia nuk funksionon asisoj. Pra, ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale siç është bërë në të kaluarën. Me neve, në muajt dhe vitet në vijmë rritja e pagave do ta ndjek rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike ”, u shpreh Kurti.