Kurti: Normalizimi me Serbinë kërkon përmbushje obligimesh dhe dorëzimin e Radoiçiqit

para 34 dite

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se do të riangazhohet në dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se “normalizimi i marrëdhëniëve nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit”.

Kurti: Normalizimi me Serbinë kërkon përmbushje obligimesh dhe dorëzimin e Radoiçiqit

Kurti ka theksuar se ekziston një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila, sipas tij, po shkelet nga pala serbe. Ai renditi disa kushte thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve:

“Për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Etiketat

Ofertat e fundit