Kurti njofton se po vazhdon operacioni policor në veri

24.09.2023 Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se po vazhdon operacioni policor në veri.
Ai thekson se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in e EULEX-in.
Tutje, përmes një postimi në “X”, Kurti ka thënë se në operacionin e së dielës Policia ka konfiskuar qindra armë e municione, duke përfshirë pajisje të rënda si mitralozë, granata e të tjera.