Kurti nga Malisheva: Shëndetësia është në nivel jo të kënaqshëm, e popullsia është e varfër

Kurti pas takimit me kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, ku diskutuan lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Coronavirus, kërkoi që qytetarët të respektojnë rregullat e IKShP-së.

“Komuna e Malishevës i ka rreth 3% të popullsisë tonë, i shpreha ngushëllime për qytetarin e Malishevës që ndërroj jetë mbrëmë. Është gjendje e pikëllueshme për gjithë neve, shpresoj që të infektuarit të shërohen sa më pare, po punojmë në këtë drejtim. Duhet të bashkëpunojmë maksimalisht qe sa më pak të shpërndahet Covid-19”, transmeton ekonomiaonline.

“I shpreha ngushëllime kryetarit për qytetaren e Malishevës që ka ndërruar jetë dhe është varrosur mbrëmë, është një lajm i pikëllueshëm për të gjithë neve. Urojmë që të tjerët të infektuarit të shërohen sa më parë. Po punojmë në këtë drejtim, por edhe kufizimet janë të mëdha, në njërën anë e kemi sektorin e shëndetësisë në nivel jo të kënaqshëm, në anën tjetër e kemi popullsinë e varfër dhe duhet si institucione qendrore e komunale të bashkëpunojmë maksimalisht, në mënyrë që sa më pak të shpërndahet COVID-19, prandaj edhe do të na duhet ti shtojmë masat e kufizimit, për këtë gjë kryetari Begaj dhe ministri Vitia do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mos kemi edhe më shumë të infektuar.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre, të dal vetëm një anëtar i familjes për nevojat. Ta mbajmë pastërtinë e ta ruajmë distancën fizike dhe të qëndrojmë ne shtëpi”.

“Kemi nevojë që ta ndihmojmë më shumë Komunën e Malishevës meqenëse është komuna që ka më së shumti të infektuar. Në muajin prill të mos lejojmë rritje të lakorës të dalim ne sa më pak pasoja të kësaj krize. Andaj duhet të angazhohemi maksimalisht”.

Kryetari i Komunës se Malishevës Ragip Begaj, deklaroi se situatë në këtë komunë është alarmante, andaj kërkoi mbështetje nga Qeveria.

“Po pres përkrahje më të madhe sepse situata në Malishevë është ma alarmante për shkak të infektuarve që i kem”.

“Niveli i Qeverisë që merr masa të prej Malishevën për shkak gjendjes. Faleminderit kryeministër”.

RAPORTO