Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e SHBA-së

19.05.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Kurti nesër pret në takim nënsekretaren e SHBA-së Foto: Ilustrim

Lajmin e ka bërë të ditur ZKM-ja, raporton Indeksonline.

Takimi do të zhvillohet nga ora 10:15.

Përgjatë takimit do të diskutohen çështje aktuale dhe me rëndësi për vendin. Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Qeverisë.