Kurti: Nesër do të shkojë në takim te Thaçi

31.03.2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në emisionin Desku ka konfirmuar se nesër do të shkojë në takim me presidentin Thaçi. “Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si […]

Kurti: Nesër do të shkojë në takim te Thaçi Foto: Kreu i LVV'së, Albin Kurti dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - Presidenca e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në emisionin Desku ka konfirmuar se nesër do të shkojë në takim me presidentin Thaçi.

“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti në emisionin DESKU të KTV-së.

‘’Për përshtypjen time që më duhet ta konfirmoj nesër. Presidenti po sillet sikur 25 marsi është 3 shkurti. Sikur që rrëzimi im i parë është sikur tentativa ime e parë’’, thotë ai.

Veç tjerash Kurti ka bër të ditur se sonte në ora 22:06 përfundon afati kur kabineti qeveritar voton pro ose kundër heqjes së tarifës 100% dhe zëvendësimit të saj me masa të reciprocitetit.