Kurti: Ne punojmë me administratën e ShBA-ve, pavarësisht se cila parti është

para 25 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Kurti: Ne punojmë me administratën e ShBA-ve, pavarësisht se cila parti është

Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se Kosova ka një marrëdhënie të pazëvendësueshme dhe të qëndrueshme me SHBA-të.

“Ne punojmë me administratën e SHBA-ve, pavarësisht se cila parti është. Këtë e kemi traditë që na kanë sjellë SHBA-të”, ka thënë Kurti duke përmendur delegacionet amerikane që kanë ardhur në Kosovë gjatë periudhës së viteve 80-ta dhe ato 90-ta me përbërje nga demokrat dhe republikanë.

“Çlirimi na erdhi me presidentin demokrat, kurse pavarësinë kur në administratë ishte president një republikan. Kjo flet shumë”.

LEXO EDHE:  Kurti i kërkon BE-së të ndihmojë në dorëzimin e Radoiçiqit

“Ne bashkëpunojmë më ShBA në mënyrë të pazëvendësueshëm dhe me gjithë përkushtimin de seriozitet tonë, presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësi, para nesh, pat vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore midis raporteve Kosovë dhe Serbi, dhe jemi më të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë”, ka shtuar Kurti.

Etiketat