Kurti: Ne po luftojmë krimin e organizuar e korrupsionin e jo serbët
- 09.12.2022

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Policia dhe organet e tjera të sigurisë asnjëherë nuk ndjekin në baza etnike serbët, por sipas sjelljeve individuale.
“Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve, por ka konsiderat shtesë për serbët”, tha Kurti.
Kryeministri më tej theksoi se kur japin dorëheqje nga institucionet, ka veprime e vendime shtetërore .
“Serb֝ët në veri nuk po i bashkangjiten bandave atje. Ne do të konfrontohemi me të gjithë ata që nuk zbatojnë ligjin”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë theksoi se janë në bashkëpunim e koordinim me ndërkombëtarët për të gjitha veprimet.
“Ne po luftojmë krimin e organizuar e korrupsionin e jo serbët”, tha Kurti.
Ai tregoi se Mbretërtia e Bashkuar ka futur në listë të zezë edhe kriminel të cilët janë në hotele andej kufirit në veri.