Kurti: Në Kosovë nuk ka të vdekur nga COVID-19 që janë vaksinuar

18.08.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen e Qeverisë për situatën me pandeminë COVID-19 në vendin tonë. Kurti ka thënë se pavarësisht që Kosova ka nisur më së voni vaksinimin e popullatës, ky proces sipas tij po shkon mirë. “Pavarësisht se ne kemi filluar më së voni me procesin e vaksinimit për […]

Kurti: Në Kosovë nuk ka të vdekur nga COVID-19 që janë vaksinuar Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen e Qeverisë për situatën me pandeminë COVID-19 në vendin tonë.

Kurti ka thënë se pavarësisht që Kosova ka nisur më së voni vaksinimin e popullatës, ky proces sipas tij po shkon mirë.

“Pavarësisht se ne kemi filluar më së voni me procesin e vaksinimit për shkak të mungesave që kemi gjetur edhe të vaksinave edhe të kontratave për to, kemi arritur të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve”, ka thënë Kurti duke ftuar qytetarët që të vaksinohen, “Ftojmë qytetarët të caktojnë termine për vaksnimin sepse varianti Delta është i pandalshëm”, shtoi ai.

Ai ka thënë se përkundër që vaksinimi po shkon mirë, janë të detyruar të marrin masa të reja shtrënguese, ndërsa tregoi se në Kosovë nuk ka të vdekur që janë vksinuar.

“Përkundër vaksinimit që po shkon mirë, e kemi të detyrueshme të marrim masa të reja që do të ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe ta ruajmë shëndetin publik. Detyrë mbi detyrat për të gjithë neve është vaksnimi. Nuk kemi të vdekur nga varianti Delta që paraprakisht janë vaksinuar”, ka deklaruar Kurti.