Kurti: Na duhet Qeveria për të zbatuar rezolutën për gjenocidin e kryer

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar votimin e rezolutës për gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Kosovë.

Kurti shkruan se duhet të krijohen institucione ashtu që do të zbatonin vendime të tilla .

Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, Kurti thotë se duhet të zbatohet rezoluta, e cila kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë vitit 1999.

Një rezolutë si ajo e 15 janarit të vitit 2019, sipas Kurtit, është një nga arsyet pse Kosovës i duhet sa më shpejt formimi i Qeverisë.

“Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, ka shkruar Kurti në Facebook.

LEXO EDHE:  Ambient i pastër, 4559 kontenjerë do të shpërndahen në fshatrat e Suharekës