Kurti: Më shumë se kurrë kemi nevojë për solidaritet

Kryeministri në detyrë, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar  gjak. Ai pak më parë e kreu këtë obligim.

Kurti tha se tani vendi  dhe qytetarët tani më shumë se kurrë kanë nevojë për shembuj të tillë dhe se si kryeministër në detyrë bashkë me stafit e tij bëjnë apel tek të gjitha ata që kanë mundësi të dhurojnë gjak.

“Unë erdha sot në qendrën kombëtare për transfuzionin e gjakut të dhuroj gjak vullnetarisht, megjithëse të gjithë qytetarët që kanë nevojë të marrin gjak duhet me shembullin tim por edhe të bashkëpunëtorëve të mijë në zyrën e kryeministrit mbajmë apel që të gjithë ata që kanë mundësi të vijnë të dhurojnë gjak, solidariteti mundësohet në mënyra të ndryshme në këtë kohë pandemie QKUK ka më së shumti nevojë”, tha Kurti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.