Kurti me ministra mbërrijnë në Kroaci

25.07.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Kroaci për t’i vizituar të lënduarit e aksidentit tragjik të mëngjesit të sotëm që i la të vdekur 10 persona që po vinin nga Frankfurti në Kosovë. Së bashku me Kurtin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri […]

Kurti me ministra mbërrijnë në Kroaci Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Kroaci për t’i vizituar të lënduarit e aksidentit tragjik të mëngjesit të sotëm që i la të vdekur 10 persona që po vinin nga Frankfurti në Kosovë.

Së bashku me Kurtin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Ai është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman.