Kurti: Me këtë qeverisje të mirë në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se me këtë qeverisje të mirë që ka vendi ynë, qytetarët me qejf paguajnë taksat.

Kurti: Me këtë qeverisje të mirë në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa

Kurti i është përgjigjur opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku e akuzuan se po flet veç për shifra, ku ka shtuar se në Kosovë jetohet me shumë dinjitet për shkak se ka politika sociale, dhe se për shkak se ‘qeveria nuk vjedh si dikur’.

“Tema është sociale, po të ishte tema për zhvillim ekonomik, flasim edhe për tema zhvillimore. Jemi fokusuar për çështje sociale dhe për këtë po jap numra, jo për zhvillimin ekonomik. Asnjë e treta e mandatit, dhe janë mbi 570 milionë euro në pakon e ringjalljes.


Ka rritje në Kosovë, dhe buxheti është diku 2.9 miliardë, krahasuar me dy vitet më herët, por kjo është temë tjetër. Nga opozita dëgjova vetëm një numër të përsëritur, 3 plus 3, po bëjnë 6, kaq është propozimi juaj. Në fakt ministri Murati ua hapi udhën duke folur me shifrën që ju do të duhej ta kishit, por dukej se ishte e kotë, prapa nuk ka numra, vetëm 3 plus 3, një numër dy herë.

Kur thua 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj të tjerë, kjo është një hamendësim, një përsiatje, me hamendësim s’bëhet qeverisja. Taksat mund të hiqen krejt, por mendoj se është gabim, është dëm. Unë e kuptoj nëse do të ishte dikush i brengosur për tatimet, nëse ki korrupsion në qeverisje, pra kur ka korrupsion në qeverisje, qytetarët thonë pse paguajmë taksa, por me këtë qeverisje të mirë që ekziston në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa.

Pra, në Kosovë jetohet me shumë dinjitet edhe për shkak se ka politika sociale, por edhe për shkak se qeveria nuk vjedh si dikur”, tha Kurti.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë