Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

03.04.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thën se me zgjedhjen e presidentit përmbyllet hapi i tretë i konstitutimit të institucioneve të legjilaturës së tetë. Kurti përmes një shkrimi në facebook tha se mbrëmë fitoi opozita e sonte duhet të fitojë shteti kur të zgjidhet Vjosa Osmani presidente. ”Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. […]

Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thën se me zgjedhjen e presidentit përmbyllet hapi i tretë i konstitutimit të institucioneve të legjilaturës së tetë.

Kurti përmes një shkrimi në facebook tha se mbrëmë fitoi opozita e sonte duhet të fitojë shteti kur të zgjidhet Vjosa Osmani presidente.

”Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë” ka shkruar Kurti.

”Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona” ka shtuar ai.

Kurti tutje ka bër të ditur se sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit dhe menjëherë pas kësaj do të formohet komisioni në të cilin do të punojnë së bashku me opozitën, duke u zotuar se këtë vit e përmbyllin reformën zgjedhore.

”Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore” përfundoi Kurti.