Kurti mbledh sot ministrat, pritet zyrtarizimi i manualit për organizimin e dasmave
- 22.06.2021
- 0 komente

Sot me fillim prej orës 13:00 Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të mbajë mbledhjen e radhës.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimit drejtuar mediave.
Në këtë mbledhje që do të mbajë kryeministri Kurti me ministrat e tij pritet që të zyrtarizohet manuali për organizimin e dasmave.
Ndryshe këngëtari kosovar dhe përfaqësuesi i departamentit të estradës, Afrim Muqiqi tha se sot pritet që Qeveria e Kosovës ta zyrtarizojë manualin e ri që të lejohen ahengjet në Kosovë me një numër prej 200 personave si pjesëmarrës.
”Falë një bashkëpunimi të mirë që e kemi bërë ne si Odë Hoteliere Turistike e Kosovës, Departamenti i Estradës që unë e përfaqësojë më në fund kemi gjetur një bashkëpunimin edhe me institucionet tona që të lejohen edhe ahengjet me nje manual që pritet qysh nesër (sot) ne mbledhjen e qeverisë në ora 13:00 të zyrtarizohet dhe sa për fillim 200 persona janë të mjaftueshëm sa për fillim”, është shprehur Muqiqi mbrëmë.
”Ky manual është më i mirë në rajon, sepse kemi dëgjuar manuale si në Maqedoni i cili është qesharak i cili lejon 100 persona në ambiente të hapura dhe lejohet vetëm nusja dhe dhëndri që të vallëzojnë dhe mysafirët vetëm të apllauzojnë”, ka shtuar Muqiqi.
Leave a Reply