Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm

para 5 dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).

Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm Foto: Ilustrim

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” shkruan se, pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, e cila do të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më tepër, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka negociuar edhe për tregtinë e shërbimeve, duke zgjeruar potencialin për zhvillim ekonomik.