Kurti: Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës

24.03.2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar tre veprimtarët e njohur shqiptarë, kryesindikalistin Agim Hajrizi, politikanin Latif Berisha dhe avokatin Bajram Kelmendi të cilët siç thotë ai, teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardonin e caqeve të forcave serbe, si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, kriminelët serb vranë tre veprimtarët.

Kurti: Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës Foto: Albin Kurti / Zyra e Kryeministrit

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës.Ai thekson se do të përkujtojnë e ruajnë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të verpimtarëve ndër brezAgim Hajrizi, sindikalisti i paepur, Kryetari i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e ’90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin. Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit. Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë

dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrar”.

Kreu i ekzekutivit ka përkujtuar të gjithë ata që u vranë nga Serbia pushtuese.

“Vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës. E përkujtojmë dhe e ruajmë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të verpimtarëve tonë ndër breza. I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin! Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës”, shtoi Kurti.