Kurti: Kur qytetarët e shohin që nuk ka korrupsion, janë të gatshëm të paguajnë tatime

27.05.2022

Derisa ka folur në këtë forum, kryeministri Kurti ka theksuar se ka biseduar me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Njëkohësisht kjo është paraqitje e parë e Kurtit pasi është kthyer dje në Kosovë, pas një vizite 20 ditore në Shtetet e Bashkuara të […]

Kurti: Kur qytetarët e shohin që nuk ka korrupsion, janë të gatshëm të paguajnë tatime Foto: Ilustrim

Derisa ka folur në këtë forum, kryeministri Kurti ka theksuar se ka biseduar me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Njëkohësisht kjo është paraqitje e parë e Kurtit pasi është kthyer dje në Kosovë, pas një vizite 20 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Zvicër.

“Kam kënaqësinë ta hapi këtë forum të bizneseve të diasporës. Shpresoj të lidhen partneritete bashkëpunimi me Kosovën dhe diasporën. Sot jam kthyer nga Amerika pas dy javësh. Gjatë vizitës atje kemi negociuar marrëveshje me MCC-në për investim mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Biseduam rreth mënyrave për avancim të bujqësisë. Prezantuam arritjet ekonomike në Kosovë”, tha ai.

Tutje ai tha se interesat ekonomike të Kosovës i ka prezantuar edhe në Davos të Zvicrës.

“Interesat ekonomike i kam prezantuar edhe në Davos. Kosova është shteti më demokratik. Jemi renditur të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Jemi ngritur për 17 vende për indeksin internacional. Viti 2021 ka qenë i zhvillimit ekonomik prej 10.5%.

Kemi pas po ashtu rritje të eksporteve 83.6%, rritje të investimeve të huaja direkte 22%. Kur shohin që nuk ka korrupsion, qytetarët janë të gatshëm të paguajnë tatime. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai.