Kurti kujton masakrën në Suharekë dhe në vende tjera: Kosova dergjet nga pasiviteti i prokurorëve dhe joefikasiteti i gjykatësve

01.04.2021

Në fundin e muajit mars të vitit 1999, forcat serbe bënë shumë masakra në shumë vende të Kosovës, njëra ndër to është edhe masakra e familjes Berisha në Suharekë, ku në këtë masakër u vranë rreth 50 anëtarë të kësaj familje. Po ashtu gjatë këtij muaji të 99’s u bënë masakra edhe në shumë fshatra […]

Kurti kujton masakrën në Suharekë dhe në vende tjera: Kosova dergjet nga pasiviteti i prokurorëve dhe joefikasiteti i gjykatësve Foto: Ilustrim

Në fundin e muajit mars të vitit 1999, forcat serbe bënë shumë masakra në shumë vende të Kosovës, njëra ndër to është edhe masakra e familjes Berisha në Suharekë, ku në këtë masakër u vranë rreth 50 anëtarë të kësaj familje.

Po ashtu gjatë këtij muaji të 99’s u bënë masakra edhe në shumë fshatra të Komunën së Suharekës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë ditë ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendi me dy djemtë në Prishtinë, kryesindikalistin Agim Hajrizi e veprimtarin e shquar Latif Berisha në Mitrovicë, masakrat në Krushë të Madhe e të Vogël, në Suharekë e në Izbicë e deri tek ajo në Lubeniq së cilës ia shënojmë përvjetorin sot.

“Lubeniqi paraqet gjenocidin e kryer ndaj popullsisë civile. Mbi 80 persona janë ekzekutuar në këtë vend, përfshirë këtu Muhametin e vogël vetëm 18 muajsh. Shumë krime ndaj nesh e aspak drejtësi për neve ndonëse u bënë 22 vjet që prej atëherë”, shkruan Kurti në Facebook.

Sipas tij, Serbia në përgjithësi nuk i ndjek kriminelët e në veçanti disa prej përgjegjësve i afirmon lart në politikë e në shtet.

“Kosova dergjet nga pasiviteti special i prokurorëve të saj dhe joefikasiteti edhe më special i gjykatësve të saj. Të paktën më 29 maj 2019 e patëm amandamentuar Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar gjykimin dhe dënimin në mungesë të kriminelëve, por as kjo nuk po sjell rezultate sa duhet. Familjet në Kosovë vuajnë, pa adresim të së vërtetës, pa zhdëmtim, restaurim dhe rehabilitim që do t’ua sjellte sistemi i duhur i drejtësisë dhe strategjia e nevojshme e adresimit të së shkuarës”, shkruan Kurti.

Kurti zotohet se do të angazhohet për të mbyllur plagët e së kaluarës.