Kurti- kryetarëve të komunave: Fokusohuni që shpenzimi i buxhetit të jetë transparent

10.01.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarët e komunave. Përmes disa fotografive të publikuara nga mediat, shihet se thirrjes për këtë takim i është përgjigjur edhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Në fillim të këtij takimi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryetarët rritje të cilësisë komunale. Poashtu, ndër tjerash […]

Kurti- kryetarëve të komunave: Fokusohuni që shpenzimi i buxhetit të jetë transparent Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarët e komunave.

Përmes disa fotografive të publikuara nga mediat, shihet se thirrjes për këtë takim i është përgjigjur edhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Në fillim të këtij takimi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryetarët rritje të cilësisë komunale.

Poashtu, ndër tjerash Kurti ka treguar se buxheti i ndarë për vitin 2023, në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, është buxheti më i lartë deri më tani për Republikën e Kosovës.

“Për në nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove, krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimin, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës  dhe zhvillimit socioekonomik. Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxhet të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin” tha Kurti.

“Do të kemi rast që të diskutojmë në detaje gjatë takimit, por edhe ju si komuna duhet ta shihni mundësinë se si mund të ndihmoni më tej në planin afatgjatë”, shtoi ai.

Kurti ka thënë se në këtë drejtim së bashku me ministrat disa herë radhazi janë realizuar një sërë takimesh me qytetarë për të prezantuar buxhetin.

“I kemi realizuar 240 pozita për inspektoratët, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka vijuar Kurti.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”, ka thënë kryeministri.