Kurti: Kjo qeveri QKUK-në e ka shëndrruar në morg, funeralet nuk po ndalen

03.09.2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka hedhur kritika të mëdha ndaj delegacionit Kosovar që do të marr pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë. Kurti delegacionin Kosovar e ka quajtur pa legjitimitet e të papërgatitur duke shtuar se negociatat e vërteta në Shtëpinë e Bardhë janë duke u zhvilluar […]

Kurti: Kjo qeveri QKUK-në e ka shëndrruar në morg, funeralet nuk po ndalen Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka hedhur kritika të mëdha ndaj delegacionit Kosovar që do të marr pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti delegacionin Kosovar e ka quajtur pa legjitimitet e të papërgatitur duke shtuar se negociatat e vërteta në Shtëpinë e Bardhë janë duke u zhvilluar mes ShBA’së dhe Serbisë pa Kosovën.

Kurti ndër tjera ka folur edhe lidhur për menaxhimin e situatës me pandeminë nga qeveria aktuale.

Ai ka thënë se qeverisja aktuale filloi si dasmë dhe sot e kemi gjendjen kur funeralet nuk po ndalen dhe QKUK-ja është shëndrruar në morg.