Kurti kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën: Këshilli i BE-së t’i japë fund izolomit të padrejtë të qytetarëve
Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës. Kurti përmes një shkrimi në wëitter ka mirëpritur votat e sotme të shumicës […]
Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Kurti përmes një shkrimi në wëitter ka mirëpritur votat e sotme të shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian për mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.
“Unë e mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga @Europarl_EN në favor të liberalizimit të vizave për #Kosovën.
@EUCouncilduhet të ndjekin të dy @EU_Comission dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
I welcome today's overwhelming majority vote by @Europarl_EN in favor of visa liberalization for #Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021
The @EUCouncil should follow both @EU_Commission and the will of the majority of the EU Parliament and act to end the unjust and unfair isolation of Kosova's citizens.