Kurti kërkon liberalizimin e vizave në BE

29.04.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër te vizitës së tij në Bruksel, është pritur në takim nga Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në takim u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë, në të cilin Kurti përsëriti kërkesën e tij që shtetet anëtare brenda këshillit të BE-së të marrin […]

Kurti kërkon liberalizimin e vizave në BE Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër te vizitës së tij në Bruksel, është pritur në takim nga Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në takim u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë, në të cilin Kurti përsëriti kërkesën e tij që shtetet anëtare brenda këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kurti gjithashtu theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Ai ndër tjera falenderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian” tha ai.