Kurti kërkon liberalizimin e vizave: Kosova mbetet e izoluar edhe pas pandemisë

17.03.2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, ka marrë pjesë në videokonferencën e sotme  “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian,  Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Përmes një njoftimi dërguar […]

Kurti kërkon liberalizimin e vizave: Kosova mbetet e izoluar edhe pas pandemisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, ka marrë pjesë në videokonferencën e sotme  “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian,  Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një njoftimi dërguar për media, nga Qeveria kanë bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet që të jetë i përkushtuar për Kosovën.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, ka theksuar: “Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve”.

“Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar”.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë.

Etiketat

Ofertat e fundit