Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe ka shtuar kërkesat për transparencë institucionale dhe përgjegjësi. Kurti theksoi se autoritetet përkatëse duhet të veprojnë pa vonesa për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë dhe për të siguruar drejtësi për familjen e të ndjerit.

Ai gjithashtu nënvizoi se besimi i qytetarëve në institucionet e rendit ndërtohet përmes përgjegjshmërisë dhe veprimeve konkrete, dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht funksionit apo uniformës që mban.