Kurti: Kemi vendosur standard të ri, masat tona kundër COVID-19 u dëshmuan të suksesshme

17.05.2021

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shpalosur para deputetëve programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ai ka thënë se për këto 55 ditë kanë arritur të bëjnë punë shumë të mëdha duke vendosur dhe një standard të ri. Kurti ka thënë se kishin trashëguar një situatë ku nuk kishte as vaksina e […]

Kurti: Kemi vendosur standard të ri, masat tona kundër COVID-19 u dëshmuan të suksesshme Foto: Ilustrim


Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shpalosur para deputetëve programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se për këto 55 ditë kanë arritur të bëjnë punë shumë të mëdha duke vendosur dhe një standard të ri.

Kurti ka thënë se kishin trashëguar një situatë ku nuk kishte as vaksina e as kontrata. Ndërsa kanë arritur ta kthejnë situatën në afër 200 mijë vaksina që pritet të furnizohet Kosova deri në fund të këtij muaji.

Pjesë nga fjala e tij për këtë çështje:

Sot duhet ta festojmë  këtë standard, e cila duhet të rritet me reforma të reja e punë të madhe, që të rinjtë të mund të vendosin pak më shumë.

Jam i vetëdijshëm se qytetarët po presin kur do të shohin rezultate konkrete nga drejtësia dhe punësimi, dhe se kur do të çlirohemi nga pandemia.

Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së qeverisë tonë, në këto 55 ditë kemi bërë shyumë punë që do të hedhin bazat, raporton IndeksOnline

Prioriteti më i madh është menaxhimi i pandemisë, të ndalim e pastaj të kthejmë mbrapsht këtë trend.

Pas 42 ditësh të hyrjes në fuqi të masave të reja, këto masa ishin efektive dhe fal tyre kemi situatë krejt tjetër, nga 23 marsi deri në prill, 781 raste  nga 2 deri më 15 maj, kemi një mesatare prej 98 raste në ditë.

Që do të thotë se qeverisja e mirë funksion. Kemi punuar pa u ndalur të ofrojmë sa më mirë vaksina dhe të menaxhojmë dhënien e tyre.

Kur ne erdhëm në detyrë nuk gjetëm asnjë vaksinë e asnjë kontratë. Arritëm të marrim 74 mijë vaksina, edhe 142 mijë e 500 vaksina të reja, deri në fund të këtij muaji. Jemi në rrugë të mirë të vaksinojmë mbi 60 për qind të popullsisë të grupmoshave më të rrezikuara.