Kurti: Kemi filluar përgatitjet për të aplikuar për marrjen e statusit kandidat në BE

12.10.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se vendi kë shënuar progres në shumë fusha. Kurti në një konferencë për media së bashku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Kemi […]

Kurti: Kemi filluar përgatitjet për të aplikuar për marrjen e statusit kandidat në BE Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se vendi kë shënuar progres në shumë fusha.

Kurti në një konferencë për media së bashku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian si hap i parë e me synim marrjen e statusit kandidat”, tha Kurti.

Ndër tjerash, Kurti filloi t’i komentojë edhe fushat nëpër të cilat thotë se ka pasur progres Kosova.

“Ka shënuar progres në shumë fusha, përkundër krizave globale që është përball jo vetëm Kosovë por i gjithë kontinenti evropian. Raporti që në fillim e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike. Edhe këtë vit janë ndërmarr reforma që kanë qenë rekomandime të BE’së për një kohë të gjatë, e të cilat u injoruan nga qeveritë e kaluara si psh: terminalet doganore private nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim associmit, dhe kalimi gradual nga ato private në ato publike është rekomanduar që nga vitit 2018.

Vitin e kaluar e hapëm terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa atë në Podujevë e kthyem në terminal shtetëror. Kemi rritur luftën kundër korrupsionit. Kemi përkrahur bujqit…”, tha ai.