Kurti: Jemi duke i bërë përgatitjet për të aplikuar në NATO dhe BE

29.05.2022

Derisa është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), mbledhje kjo e 47-ta, kryeministri Kurti ka thënë se në një vit qeverisje kanë punuar dhe kanë arritur rezultate në shumë sfera në të mirë të qytetarëve të vendit. “Aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, anëtarësimi ynë është vlerë e shtuar për […]

Kurti: Jemi duke i bërë përgatitjet për të aplikuar në NATO dhe BE Foto: Ilustrim

Derisa është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), mbledhje kjo e 47-ta, kryeministri Kurti ka thënë se në një vit qeverisje kanë punuar dhe kanë arritur rezultate në shumë sfera në të mirë të qytetarëve të vendit.

“Aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, anëtarësimi ynë është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

“Po ashtu, jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Kurti.