Në konferencën për media, Kurti ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet. 

Sipas tij, marrëveshja nuk duhet të harrohet, edhe pse Beogradi tenton ta mohojë. 

“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje.  Kjo nënkupton dhe tërheqjen e  letrës së Bërnabiqit. Ne kërkojmë dhe dorëzimin e Radojqiqit dhe krimineleve tjerë që e vranë Afrim  Bunjakun”, ka thënë Kurti.