Kurti i lutet opozitës: Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…

11.06.2021

Është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti ka raportuar para deputetëve për strategjinë e qeverisë së tij në dialogun me Serbinë në prag të takimit me Aleksander Vuçiqin në Bruksel. Në fund të fjales së tij kryeministri Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës. Ai i ka […]

Kurti i lutet opozitës: Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej… Foto: Ilustrim

Është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti ka raportuar para deputetëve për strategjinë e qeverisë së tij në dialogun me Serbinë në prag të takimit me Aleksander Vuçiqin në Bruksel.

Në fund të fjales së tij kryeministri Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës.

Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit.

“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”, tha Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Poashtu Kurti përgjatë kësaj senace ka thënë se opozita nuk e ka kuptuar mirë pikën e rendit të ditës, duke shtuar se disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër.

“Keni një problem themelor, ai është që disa që i dëgjova kanë folur duke marrë pjesë në një seancë tjetër, kjo nuk është për dialogun e për takimin e të martës, më lejoni të ua lexoj pikën e rendit të ditës”, ka thënë Kurti duke e lexuar pikën e rendit të ditës.