Kurti i kënaqur me rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale

18.10.2021

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë me raund të parë, por në balotazh ka shkuar në 12 komuna. Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e subjektit politik që ai e […]

Kurti i kënaqur me rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë me raund të parë, por në balotazh ka shkuar në 12 komuna.

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e subjektit politik që ai e drejton në zgjedhjet lokale.

Ai përmes këtij postimi ka renditur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, ku në këto zgjedhje të mbajtur më 12 dhjetor 2010 – Lëvizjes Vetëvendosje doli e treta në nivel vendi, ndërsa më 6 tetor 2019 – LVV e para dhe më 14 shkurt 2021 – LVV mbi 50 për qind (%).

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhje lokale më 2013 doli e katërta në nivel vendi, më 22 tetor 2017 – LVV e treta, 17 tetor 2021 – LVV e para.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Në zgjedhjet parlamentare:
12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi
6 tetor 2019 – LVV e para
14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:
3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi
22 tetor 2017 – LVV e treta
17 tetor 2021 – LVV e para.