Kurti fton mërgatën që bashkë me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë

02.04.2022

Kurti ftoi dhe mirëpret të gjithë njerëzit e biznesit të suksesshëm në mërgatë që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve e shërbimeve të orientuara në eksport. Ai bashkë me shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi takuan afaristin e suksesshëm kosovar në Gjermani, Burim […]

Kurti fton mërgatën që bashkë me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë Foto: Ilustrim

Kurti ftoi dhe mirëpret të gjithë njerëzit e biznesit të suksesshëm në mërgatë që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve e shërbimeve të orientuara në eksport.

Ai bashkë me shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi takuan afaristin e suksesshëm kosovar në Gjermani, Burim Hazrolli, bashkë me zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, kompania e këtij afaristi merret në mes tjerash me prodhim të produkteve dhe ofrim të shërbimeve në sektorin e ndërtimtarisë, si dhe me menaxhim të patundshmërive në Gjermani dhe Kosovë.

Hazrolli punëson rreth 40 punëtorë në fabrikën e tij për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë dhe mbi 90% të produkteve nga kjo fabrikë eksportohen në Gjermani.

Ai ka vizion dhe plane konkrete për të sjellë investime tjera të reja në Kosovë, për ta shërbyer tregun gjerman, vendor dhe më gjerë.