Sipas informacioneve të siguruara nga Express, ftesa ka të bëjë me bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Në letrën e dërguar, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka ofruar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, tri data të mundshme për takim:

  • Të mërkurën, më 9 prill, në orën 15:00.
  • Të enjten, më 10 prill, në orën 9:00.
  • Të enjtën, më 10 prill, në orën 14:00.

Qëllimi i këtij takimi, sipas letrës, është “konstituimi i plotë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesi i zgjedhjes së qeverisë së re”.

Kjo ftesë vjen në një moment kyç, teksa Kosova po përgatitet për konstituimin e Kuvendit të ri dhe formimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të fundit.