Kurti flet për heqjen e taksës, thotë se reciprociteti do të thotë barazi

01.04.2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka sqaruar edhe njëherë vendimin e një nate më parë,  për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj importit të mallrave të Serbisë dhe zëvendësimin e kësaj tarife në mënyrë graduale me reciprocitet. Kjo pasi që sipas tij, nënkupton barazi. Kurti ka thënë se parimi […]

Kurti flet për heqjen e taksës, thotë se reciprociteti do të thotë barazi Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në facebook ka sqaruar edhe njëherë vendimin e një nate më parë,  për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj importit të mallrave të Serbisë dhe zëvendësimin e kësaj tarife në mënyrë graduale me reciprocitet. Kjo pasi që sipas tij, nënkupton barazi.

Kurti ka thënë se parimi i respektit të ndërsjellë duhet të mbizotërojë, në mënyrë që mos të ketë barriera midis dy shteteve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka vullnetin për të zhvilluar e kultivuar marrëdhënie tregtare, me të gjitha shtetet në rajon, pa pengesa të padrejta, mbi bazën e parimeve të pranuara ndërkombëtarisht, në respekt të traktateve ndërkombëtare dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit në facebook: