Zgjedhjet lokale, Kurti: Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komuna

27.06.2021

Kanë mbetur më pak se 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Tashmë të gjitha partitë politike kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar të komunave. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folu me krerët e degëve të […]

Zgjedhjet lokale, Kurti: Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komuna Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Tashmë të gjitha partitë politike kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar të komunave.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folu me krerët e degëve të kësaj partie lidhur me zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Kurti tha se është e rëndësishme shmangja e rivalitetit të brendshëm që lidhen me figura apo edhe grupe të caktuara në qendrat e këtij subjekti.

“Është e rëndësishme që nëpër qendrat tona të shmangen rivalitetet e brendshme që lidhen me figura apo grupe të caktuara.

Aktivisti i Lëvizjes nuk duhet të jetë i lidhur me individin, por me idenë dhe programin. Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin.

Asnjë prej kryetarëve nuk ka për të qeverisur vetëm me miqtë e vet, e asnjë grup shoqëror nuk do të marrë në kontroll asnjë qendër apo asnjë komunë.

Prandaj fushatat negative duhet të ndalen, ashtu siç duhet të ndalen edhe vetëshpalljet publike apo vetëkandidimet pompoze, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes.

Mbështetja jepet vetëm në mënyrë statutore, demokratike dhe institucionale, nuk është mbështetje një fotografi apo një takim diku me dikë”, ka thënë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu Kurti ka kërkuar ndaljen e fushatave negative dhe të punohet në zgjedhje lokale të 17 tetorit që të dalin fitues pa balotazh.

”Është detyra jonë, e të gjithëve ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë me qytetarët, për të fituar mundësisht pa balotazh.

Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat. Nuk bën pa i fituar 3/4 e komunave”, tha kryetari i LVV-së, Albin Kurti.