Formimi i Qeverisë Kurti e refuzon sërish ftesën e Presidentit Thaçi: Nuk mund të vij as sonte

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dërguar festen e dytë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të takohen për ta mandatuar për kryeministër. 

Pasi ftesën e parë për takim në orën 13 e 30 Kurti e injoroi, Thaçi i ka caktuar terminin e ri sonte në orën 20:00.

Por. një refuzim i tillë është bërë edhe në ftesën e dytë, pasi që ishte jashtë vendit dhe se nuk mund të vij as sonte.

Përmes një letre që Kurti ia ka dërguar Thaçit, e që është shpërndarë edhe në faqen e LVV-së në Facebook, i pari i Vetëvendosjes e ka falenderuar për dy ftesat, duke e kritikuar atë që fillimisht i kishte përcjellë te portalet.

“Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte”, ka thënë Kurti në letrën për Presidentin Thaçi.

Albin Kurti ka shtuar se për t’u konsultuar për mandatarin do të takohen ditëve në vijim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.