Kurti e Murati vizitojnë ATK-në: Të lumtur që të hyrat tatimore janë rritur për 1/3, pa ndryshuar politikën fiskale

28.10.2021

Kryeministri Kurti e quajti institucion vital për ekonomi ATK-në, teksa i shprehi përkrahje institucionale. Me këtë rast, Kurti u shpreh i kënaqur me të hyrat e ATK-së për këtë vit, ku krahasuar me vitin paraprak dhe atë të 2019, këtë vit të hyrat janë shtuar për 20 për qind.  “Ndjehem i lumtur kur dëgjoj se […]

Kurti e Murati vizitojnë ATK-në: Të lumtur që të hyrat tatimore janë rritur për 1/3, pa ndryshuar politikën fiskale Foto: Ilustrim

Kryeministri Kurti e quajti institucion vital për ekonomi ATK-në, teksa i shprehi përkrahje institucionale.

Me këtë rast, Kurti u shpreh i kënaqur me të hyrat e ATK-së për këtë vit, ku krahasuar me vitin paraprak dhe atë të 2019, këtë vit të hyrat janë shtuar për 20 për qind. 

“Ndjehem i lumtur kur dëgjoj se këtë vit janë rritur për 1/3 të hyrat tatimore dhe të gjithë e dimë se kjo ka ndodhur pa ndryshuar politikën fiskale. Zakonisht në botë kur ndryshojnë qeveritë, ndryshojnë edhe politikat fiskale dhe ka lëkundje të mëdha të hyrave, por jo brenda vitit të parë pas zgjedhjeve.

Ky vit është i pashembullt. Duhet dikush të shohë në historitë e ekonomive të vendeve për të krahasuar”, u shpreh Kurti, i cili premtoi mbështetje për ATK-në, raporton EkonomiaOnline.

“Më vjen mirë që kemi sukses edhe sa i përket borxheve të grumbulluara. E dimë se në kulturën tonë ka ndjeshmëri jo të vogël për borxhin individual. Kur individët kanë borxh njëri-tjetrit brenga është bukur e lartë. Duhej po aq dhe madje më shumë se aq të kemi ndjeshmërinë e brengën për borxhet e papaguara ndaj shtetit”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, Murati, tha se këto të hyra kontribuojnë në shtimin e vendeve të punës. Ai tha se kjo performancë është e jashtëzakonshme, ku deri më tani kur po flasim kemi arritur që të tejkalojmë caqet për inkasim në TAK. Në të njetën kohë shtoj se këto mjete shtesë i mundësojnë qeverisë për ri-destinimin e tyre, për mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Këto mjete, neve si qeveri na mundëson që t’i ridestinojmë tek qytetarët dhe bizneset. Sot kishim një takim me bizneset ku i njoftuar për mbështetje prodhuesit vendor. Mbështetja nga të hyrat shtesë,nënkupton më shuma vende pune, më shumë të hyra tjera tatimore”, tha Murati.

E drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se i gjithë rezultati është arritur me reforma e llogaridhënie.

Murtezaj tha se si rezultat i matjes se kualitetit të kontrolleve i kanë shpëtuar buxhetit te shtetit mbi 10 milionë euro.

“Para se te vazhdoj me informimin e shkurtër lidhur me te arriturat, reformat dhe sfidat e ATK-së, ju kaloj fjalën juve i nderuar kryeministër, andaj fjala është për juve”. 

“Të hyrat Janar-shtator/2021 janë inkasuar 447.01 mil euro, 110.8 mil euro me tepër se viti 2020 (33 %), 75 mil me tepër se viti 2019 (20.1 %), ndërsa ne krahasim me planin kemi rrethe 45 mil euro me tepër se plani i rishikuar (11.2 %). Ndërsa deri sot kemi mbledhur mbi gjysmë miliard euro”.

“Llogaridhënia – për të mbërritur te këto rezultate sigurisht qe përveç rritjes ekonomike një ndikim të madh ka pasë rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve prej me tepër se 60 % në raport me vitin 2020 dhe ma tepër se 102 % në raport me vitin 2018, si dhe ngritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së stafit, ku si informate te shkurtër po jap që gjatë vitit 2020 dhe 2021 vetëm si rezultat i matjes se kualitetit te kontrolleve dhe kryerjes se rikontrolleve i kemi shpëtuar buxhetit te shtetit mbi 10 mil euro”. 

“Ndërsa, si rezultat i identifikimit të këtyre dëmeve buxhetore qe janë bërë nga ana e zyrtarëve tatimorë janë iniciuar procedura penale ne organet ligj zbatuese”.

“Reformat – Konsolidimi i funksionit të mbledhjes së borxheve, konsolidimi i funksionit të rimbursimeve, strategjia për përmirësimin e kontrollit, aplikimi i metodologjive moderne te Menaxhimit te Rrezikut te përmbushjes, pastaj është shënuar progres ne implementimin e reformës në sistemin e ri te IT-së”.