Kurti: Duhet të organizojnë festë e jo grevë, s’është në pyetje arsimi e arsimtarët, do merret vesh së shpejti!

13.09.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas takimit me Këshillin Grevist. Ai tha se nuk është në pyetje arsimi, por se gjatë ditëve në vijim do të merret vesh gjithçka. “Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët […]

Kurti: Duhet të organizojnë festë e jo grevë, s’është në pyetje arsimi e arsimtarët, do merret vesh së shpejti! Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas takimit me Këshillin Grevist.

Ai tha se nuk është në pyetje arsimi, por se gjatë ditëve në vijim do të merret vesh gjithçka.

“Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje.

Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para juve”, u shpreh Kurti.