Ka përfunduar takimi mes Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmani, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar pas takimi, i cili tha se me Lidhjen Demokratike të Kosovës jemi marrur vesh që ne ta minimizojmë numrin e ministrive si dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re.
Po ashtu Albin Kurti u deklarua se me Vjosa Osmanin jemi pajtuar që Qeveria e Re do të përbëhet edhe nga femrat, ku kuota e femrave që do të marrin pjesë në këtë qeveri do të jetë 30 për qind.
Ndërsa Kurti për ndarjen e posteve ka thënë se në këtë takim nuk kemi biseduar, por ai tha se Qeveria e tij do të ketë transparencë dhe se nuk do të bëjnë pazare politike, ku sipas tij janë bërë në kohën e koalicioni PAN, raporton Gazeta Express.
“Pazare politike keni parë me PAN’in. Transparencë do të ketë Qeveria e re”, sqaron Kurti.
Ndëkohë ai ka folur edhe rreth ministrive, ku tha se Qeveria e tij do të ketë maksimumi 12 ministri dhe se nuk do të veprojnë pas Listës Serbe për të kërkuar koalicion.
“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm. Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”.
Po ashtu Albin Kurti tha se: ““U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”.
“Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme.