Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet

25.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga moshat 16 vjeç deri në 18 vjeç. Kurti përmes rrjetit social “Twitter” ka thënë se rinia është krenarija jonë dhe se fatkeqësisht, shumë nga ta e kanë lëshuar vendin për shkak të mungesës […]

Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga moshat 16 vjeç deri në 18 vjeç.

Kurti përmes rrjetit social “Twitter” ka thënë se rinia është krenarija jonë dhe se fatkeqësisht, shumë nga ta e kanë lëshuar vendin për shkak të mungesës së perspektivës dhe përhapjes së madhe të korrupsionit.

Po ashtu ai ka theksuar se do të jepen një mijë bursa në shkencat teknike dhe të natyrës për vajzat në mënyrë që gradualisht të rregullohet pabarazia gjinore.

“Rinia jonë është krenaria jonë. Fatkeqësisht, shumë nga ta e kanë lëshuar vendin për shkak të mungesës së perspektivës dhe përhapjes së madhe të korrupsionit.

Ne do ta kthejmë mbrapsht këtë trend duke investuar në edukimin e tyre dhe në idetë inovative sepse rinia jonë e ka dëshmuar se nëse iu ipen mundësitë e njëjta ata mund t’i tejkalojnë moshatarët e tyre. Ne do të mundësojmë punësim të garantuar një vjeçar për 16-18 vjeçarët për të përmirësuar aftësitë dhe eksperiencën e punës.

Ne do të japim një mijë bursa në shkencat teknike dhe të natyrës për vajzat në mënyrë që ne gradualisht të rregullojmë pabarazinë gjinore. Ne do të krijojmë Fondin për Kërkime Shkencore, një Tekno-park, një fakultet të IT dhe të sigurojmë qasje në zyra falas për fillestarët, për të përgatitur rininë tonë për të ardhmen konkurruese. 2000 grante të dedikuara për inovacionin do të sigurohen çdo vit për të rinjtë në të gjithë vendin”, ka shkruar Kurti.