Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri

22.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar. Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA), […]

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA), Kurti flet edhe për dialogun, duke thënë se do të hapet një kapitull i ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë.

Ai ka përsëritur se dialogu do të jetë prioritet i katërt pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19.

Në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian, Kurti deklaroi se do të punojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, për të ndryshuar mendim rreth mëvetësisë së Kosovës.

I pyetur se kush do të ishte partneri i mundshëm  në qoftë se do të kishte nevojë për një koalicion qeverisës, Kurti ka thënë se LVV-ja ka bërë koalicion para zgjedhjeve.

”Ne veçse e kemi bërë koalicionin para zgjedhjeve, dhe ky koalicion parazgjedhor të cilin e kemi krijuar me listën e Presidentes Vjosa Osmani, gjë që ka bërë që këto zgjedhje të parakohshme të shndërrohen në referendum të njerëzve, ku ne arritëm fitore me një lumë votash.

Si pasojë, ne nuk shohin asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” apo “Ancien Régime” siç parapëlqejmë t’i quajmë, si partner të ardhshëm të qeverisë sonë.

Si rrjedhojë, nëse me 50 për qind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin.

Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët” ka thënë Kurti.