Kurti: Do ta rrisim pagën minimale në 250 euro
Mbledhja e Qeverisë ka nisur me shpalosjen e programit qeverisës për 4 vjetët e ardhshme. Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria synim ka menaxhimin e pandemisë dhe lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga qeveria e kaluar. Po ashtu Kurti ka theksuar se do ta rrisë pagën minimale në 250 euro, dhe ngritje të pragut të […]
Mbledhja e Qeverisë ka nisur me shpalosjen e programit qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.
Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria synim ka menaxhimin e pandemisë dhe lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga qeveria e kaluar.
Po ashtu Kurti ka theksuar se do ta rrisë pagën minimale në 250 euro, dhe ngritje të pragut të pagës që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale.
Ndër tjerash ai është zotuar se do të mbështesë edhe rikthimin në punë të atyre që humbën punën si pasojë e pandemisë.
Mbështetjen më të madhe ka thënë se do ta bëjë për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për herën e parë.
Gjithashtu kryeministri Kurti është zotuar që do të paguajë pagën minimale për një vit, për çdo të ri që punësohet për herën e parë.
I pari i Qeverisë ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran, për të marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës.
Gjithashtu Kurti ka thënë se si qeveri do të përgatisin padi për gjenocid ndaj Serbisë.