Kurti: Do ta padisim Serbinë për gjenocid, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

12.06.2021

Sot bëhen 22 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Kjo datë do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në librat e historisë pasi shënon triumfin […]

Kurti: Do ta padisim Serbinë për gjenocid, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi Foto: Ilustrim

Sot bëhen 22 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999 në Kosovë. Kjo datë do të mbahet mend gjatë dhe do të shënohet në librat e historisë pasi shënon triumfin ndaj agresorit serb dhe natyrisht çlirimin e vendit. Asokohe sulmet ajrore të NATO-s pushuan, për t’i mundësuar këmbësorisë hyrjen në Kosovë, që më pas do të largonin forcat serbe nga aty.

Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës do të ktheheshin në shtëpitë e tyre pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në atë kohë, Javier Solana, që dërgoi 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Falënderimi i refugjatëve të kthyer në atdhe, për forcat paqeruajtëse, ishte tepër prekës.

Duke përkujtuar këtë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do ta padisim Serbinë për gjenocid.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë. Ndërsa shtoi se duhet ta padisim Serbinë për gjenocidin e kryer ndaj popullit të Kosovës.

“12 qershori shënon fundin e gjenocidit në Kosovë. Kosova është e lirë dhe e pavarur, ne do të punojmë që ta bëjmë Kosovën edhe të zhvilluar e sovrane.

Ky partneritet si me NATO ku duam të anëtarësohemi. Jemi mbledhur këtu në Poklek se është dëshmi e gjenocidit serbë në Kosovë. 25 prej të vrarëve kanë qenë të mitur, e 18 persona kanë qenë të mitur. Civilët shqiptar ishin duke u larguar nga shtëpia e tyre, por policia i detyroi të kthehen.

Në fund i dogji trupat ë tyre, kjo ishte Serbia e Millosheviqit”, tha Kurti.

Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë, derisa tha se do ta padisin Serbinë për gjenocidin. Ai tha se kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi./SuharekaOnline/