Kurti dhe Osmani i nisin letra krerëve të të gjitha partive, e propozojnë edhe datën e takimit
11.03.2021
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani iu kanë dërguar letër të gjithë liderëve të partive politike. Në këto letra, ata i ftojnë që të takohen me datën 15 mars për të biseduar në lidhje me formimin e institucioneve të reja. Dyshja propozon që takimet të jenë të […]
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani iu kanë dërguar letër të gjithë liderëve të partive politike.
Në këto letra, ata i ftojnë që të takohen me datën 15 mars për të biseduar në lidhje me formimin e institucioneve të reja.
Dyshja propozon që takimet të jenë të formatit 1+1 dhe të mbahen në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalur e para duke fituar 49.05% të votave.


