Kurti dhe ish-drejtori i USAID-it në Kosovë flasin për rëndësinë e investimeve në arsim

05.12.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Shefin e Stafit të tij, Luan Dalipi, dhe këshilltaren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Donika Kastrati, mirëpriti ish-drejtorin e USAID në Kosovë dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF – Kosovo American Education Fund), Dale Pfeiffer. Gjatë takimit, u diskutua rreth […]

Kurti dhe ish-drejtori i USAID-it në Kosovë flasin për rëndësinë e investimeve në arsim Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Shefin e Stafit të tij, Luan Dalipi, dhe këshilltaren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Donika Kastrati, mirëpriti ish-drejtorin e USAID në Kosovë dhe anëtarin e bordit të Fondit Kosovar Amerikan për Arsim (KAEF – Kosovo American Education Fund), Dale Pfeiffer.

Gjatë takimit, u diskutua rreth arsimit në Kosovë, përfshirë sfidat si dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar cilësinë në të gjitha nivelet.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në arsim si një prioritet i qeverisë.

Ai veçoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm për arsimin, dhe shtimin e bursave për studentë, veçanërisht për studente vajza dhe gra në fushat STEM.

Javën e kaluar u ndanë 1882 bursa për studente në fushat STEM, duke e ngritur numrin në gjithsej 4630 bursa për gra dhe vajza në këto fusha për tri vite akademike radhazi.

Me rritjen e numrit të studenteve në këto drejtime zvogëlojmë pabarazitë sociale dhe mbështesim pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave.