Kurti deklarohet sërish për targat: Është reciprocitet, s’është provokim

21.09.2021

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati sot me ambasadorët e QUINT-it – takim ky i cili vjen pas gjendjet në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak ku serbët po protestojnë pasi Qeveria ka vendosur masën e reciprocitetit për targat. Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje […]

Kurti deklarohet sërish për targat: Është reciprocitet, s’është provokim Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati sot me ambasadorët e QUINT-it – takim ky i cili vjen pas gjendjet në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak ku serbët po protestojnë pasi Qeveria ka vendosur masën e reciprocitetit për targat.

Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase.

Ndërsa, në deklarimin e sërishëm, kryeministri Kurti ka thënë se ky vendim nuk është as provokim e as diskriminim, por është masë reciproke.

Po ashtu, ai ka theksuar se targat ose duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen ga të dy palët.

“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt. Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova”.

“U takuam me ambasadorët e QUINT-it për vendimin e djeshëm për targat e makinave që hyjnë në Kosovë. I informova se asnjë incident nuk ka ndodhur dhe se policia janë aty për të mbajtur rendin dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.