Kurti: Çmimi i rrymës i propozuar nga ZRRE barrë shumë e rëndë, rrjedhimisht kemi ndarë 75 milionë

19.01.2022

Kurti ka theksuar se ka qenë gabim heqja e bllok-tarifave të energjisë vite më parë, sipas tij një gjë e tillë ka reflektuar në krizën energjetike që tashmë e ka përfshirë vendin. Ai ka shtuar se për ta përballur propozimin e tarifave të energjisë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Qeveria e Kosovës ka […]

Kurti: Çmimi i rrymës i propozuar nga ZRRE barrë shumë e rëndë, rrjedhimisht kemi ndarë 75 milionë Foto: Armend Nimani (AFP)

Kurti ka theksuar se ka qenë gabim heqja e bllok-tarifave të energjisë vite më parë, sipas tij një gjë e tillë ka reflektuar në krizën energjetike që tashmë e ka përfshirë vendin.

Ai ka shtuar se për ta përballur propozimin e tarifave të energjisë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Qeveria e Kosovës ka ndarë 75 milionë euro.

“Çmimi nga ZRRE është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë. Rrjedhimit ne do të vëmë 75 milionë euro në dispozicion. Kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimit të konsumatorëve shtëpiakë që konsumojnë mbi 600 kilovatë.

Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset”, është shprehur Kurti.

“Qeveria do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë. Ata që do të preken më së shumit do të kenë një rrjet sigurie dhe ua garantojmë konsumin.

Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur të pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Ngritja ka ndodh në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston”.

Ndër të tjera Kurti ka hedhur fajin tek qeveritë e kaluara që nuk kanë investuar  në termocentralet e tanishme.