Kurti: Askush nuk do të marrë më pak sesa 10 euro në ditë nëse punon 8 orë

17.05.2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur para deputetëve programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ai ka thënë se për këto 55 ditë kanë arritur të bëjnë punë shumë të mëdha duke vendosur dhe një standard të ri. Kryeministri Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar, është zotuar se askush në […]

Kurti: Askush nuk do të marrë më pak sesa 10 euro në ditë nëse punon 8 orë Foto: SuharekaOnline

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur para deputetëve programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se për këto 55 ditë kanë arritur të bëjnë punë shumë të mëdha duke vendosur dhe një standard të ri.

Kryeministri Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar, është zotuar se askush në Kosovës nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, derisa punon 8 orë në ditë.

Po ashtu ai ka thënë se askush nuk do të tatohet për mbijetesë, derisa përmendi edhe rritjen e pagës minimale deri në 250 euro.

“Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe ngrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, tha ai.